
Ngjarjet e ditës
“MË JEP PARATË OSE TË NXJERR FOTOT INTIME”, ARRESTOHET I RIU NË DURRËS
Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Pagesa e fundit” në pranga ka rënë shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës, rapoton oranews.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.