Me shumë dramë, Ballkani merr kreun e tabelës, derisa Malishevë nuk ndalet duke fituar
Ndeshjet e para të xhiros së pestë në Superligë përfunduan me rezultate shumë interesante.
Fillimisht, Malisheva arriti fitoren e saj të radhes, duke fituar minimalisht ndaj Feronikeli me rezultat 1-0, shkruan Sheshi.info
Në anën tjetër, në stadiumin e qytetit në Suharekë, me shumë dramë dhe emocione, “Xhebrailat” arritën të fitojnë 2-0 ndaj Llapit.
Gazeta “Sheshi” ka raportuar minutë pas minute për këto dy ballafaqime.
BALLKANI 2 – 0 LLAPI
-Mbyllet ndeshja!
95′ Solomon (Ball) ishte shumë afër të shënonte golin e tretë për skuadrën, godet shtyllën
93′ GOOOOOOL! Ermal Krasniqi shënon përsëri dhe shuan shpresat e Llapit për të marrë pikë
+6 minuta shtesë!
82′ Solomon (Ball) transferimi i madh i skuadrës nga Suhareka tenton që të shënojë me goditje parabolë, por dështon ta bëjë një gjë të tillë
81′ Pas konsultimit me VAR, Shala merr vendim që loja duhet të vazhdojë dhe nuk ka ndërhyre në lojtarin Mevlan Zeka
Shabani dhe Frashëri patën një duel mes-vete, ku edhe më pas janë nxehur gjakrat deri sa ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve
75′ Alidema (Llap) gjuan mirë nga goditja e lirë por ishte shumë qëndrore
74′ Korenica (Ball) tenton me të djathtën nga gjuajta e lirë, ishte shumë afër të realizonte golin e dytë
73′ Ramadani (Llap) për një minutë “zverdhet” dy herë nga gjyqtari kryesor dhe largohet me të kuq. Skuadra llapjane mbesin me 10 lojtarë.
64′ Maliqi (Llap) vazhdon sulmi i llapjanëve drejtë Ballkanit, një goditje tjetër por që përfundon në duart e portierit
57′ Veliiu (Llap) afrohet drejtë portës me një goditje të fuqishme, por shumë të pasaktë
-Fillon pjesa e dytë!
Ndeshja do të rifillojë pa tifozë dhe me stadium të zbrazur!
Njesitë speciale të Policisë janë aty për të ndërhyrë dhe është marrë vendim që i gjithë stadiumi të shprazet.
Policia raportohet se po kërkon që të shprazet e gjithë tribuna, kjo vjen edhe si shkak i rregullave të reja të qeverisë, e cila lejon vetëm 5 për qind të tifozëve në stadium. Pjesa e dytë nuk ka filluar akoma, vonesë janë tifozët
Akoma pa filluar pjesa e dytë, përsëri janë shfaqur probleme në këtë takim. Cak kryesor janë “tifozët”, të cilët janë përjashtuar nga ndeshja. Tani në fushë ka zbritur edhe presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili po mundohet që të mos e shprazë tribunën e plotë dhe disa tifozë të qëndrojnë aty
-Mbyllet pjesa e parë!
49′ Përsëri ka ankesa nga trajneri Tahir Batatina për kushtet në stadium (fyrjet nga publiku), loja është ndërprerë përsëri dhe lojtarët e Ballkanit po vazhdojnë komunikimin e vazhdueshëm me gjyqtarët
46′ Zeka (Ball) pas një solo-aksioni nuk arrin të godasë topin fuqishëm në portë
+5 minuta shtesë!
44′ Peposhi (Llap) pas harkimit nga bashkëlojtari i tij, nuk e godet topi si duhet në portë dhe atë e kap portieri
40′ Shabani (Llap) vjen me një goditje të fuqishme, por goditja e tij përfundon në duart e portierit
29′ Zeka (Ball) provon të godasë me “vollej”, por nuk e godet topin si duhet dhe ai fluturon larg nga porta
33′ Ramadani (Llap) shpërdoron një mundësi të “artë” për të shënuar gol pas gabimit të Thaqit, por Gashi lexoi idenë e tij dhe largoi rrezikun
28′ Gripshi (Ball) shumë afër të gjejë portën, megjithatë në fund nuk tregohet i suksesshëm
23′ Armend Thaqi (Ball) është afruar te tribina për të ndalë ofendimet e tyre drejtë skuadrës kundërshtare, ndeshja është ndërprerë për disa minuta
13′ GOOOOOOOOL! Ermal Krasniqi (Ball) realizon golin e tij të katërt këtë sezon
9′ Veliu (Llap) pas një aksioni mirë të ndërtuar dhe goditja e Veliut, megjithatë topi shkon larg portës
8′ Ramadani (Llap) pas një topi të mirë nga Veliu, gjuan drejtë portës por goditja e tij përfundon jashtë
7′ Zeka (Ball) dërgon një pasim drejtë zonës së rrezikshmërisë, por askush nuk i përgjigjet
1′ Fillon ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi; Gashi, Krasniqi, Korenica; Kuç, Baftiu, Zeka. Kryetrajner: Bekim Isufi
Llapi: Avdyli; Idrizi, Prençi, Veliu, Emini; Ramadani, Selmani, Krasniqi; Shabani, Peposhi, Silva Neto. Kryetrajner: Tahir Batatina
Gjyqtarët: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Meriton Berisha, Ilir Mehmeti, Burim Jahmurataj (VAR)
Stadiumi i qytetit në Suharekë
MALISHEVA 1 – 0 FERONIKELI
-Përfundon ndeshja
90+3 Pllana (Feronikeli) tenton me roveshat por përfundon topi mbi portë
90+2 Zëvendësim te Malisheva, hyn Olluri largohet Olivera
90′ Stullqaku (Malisheva) ndëshkohet me karton të verdhë!
+4 minuta shtesë!
89′ Stullqaku (Malisheva) tenton por gjuajtja e tij përfundon mbi portë!
73′ Stullqaku (Mal) vepron shumë mirë duke kaluar mbrojtjen e Malishevës, megjithatë Lladrovci në fund arriti që të devijojë goditjen e tij
62′ GOOOOOOOOL! Vitia shënon gol për Malishevën
52′ H. Hyseni (Mal) del në rast të mirë për të shënuar gol, megjithatë nuk tregohet i sukesshëm
50′ H. Hyseni (Mal) në mundësi shumë të mirë përballë portierit, megjithatë nuk arrin të realizojë
49′ Ahmeti (Fer) vjen me goditje të mirë jashtë 16 metërshit, por goditja shumë qëndërore
-Fillon pjesa e dytë!
-Përfundon pjesa e parë!
+1 minute lojë shtesë
43′ Pefqeli (Mali gjuan plogësht dhe nuk ka rrezik për Smakiqin
42′ Maliqi (Fer) gjuan nga largësia, por e pa rrezikshme për portierin Gashi
40′ Maliqi (Fer) ndëshkohet me të verdhë pasi luan qëllimisht me duar!
37′ Oliver (Mal) gjuan mjaft mirë por Smakiqi shpëton Niklin
36′ Maliqi (Fer) provon të shënoj por topi bllokohet nga mbrojtësit e Malishevës
36′ Vitia (Mal) ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje në Maliqin
29′ Bruqi (Mal) gjuan nga 20 metra larg por i mungoj saktësia
24′ Kastrati (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të rrezikshme në Pefqelin
22′ Pefqeli (Mal) provon ta befasoj Smakiqin nga 25 metra larg, por që gjuajtja e tij shkon jashtë portës1
10′ H.Hyseni (Mal) humbet mundësi të artë, përballë portierit por gjujtja e tij përfundon fare pranë portës
8′ Një skemë e përgatitur nga lojtarët e Feronikelit, por topi përfundon në duart e Gashit
1′ Fillon ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H. dhe Stullqaku. Kryetrajner: Arsim Thaqi
Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri. Kryetrajner: Faruk Elshani
Gjyqtarët: Valbon Hoxha, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Selim Isufi, Mentor Ajeti (VAR)
Stadiumi: “Liman Gegaj”, Malishevë