Ngjarjet e ditës

MINISTRJA HAJDARTI TREGON NËSE KOSOVA DO TË PREKET NGA MUNGESA E FURNIZIMIT ME DERIVATE

Ajo tha se s’ka vend për shqetësim pasi furnizimi me karburante po shkon normalisht dhe s’ka asnjë bllokadë.

“Jam në vëmendje të plotë edhe me shtetet e rajonit dhe nuk kemi asnjë bllokadë sa i përket furnizimit të naftës. Ka manipulime dhe do t’i intensifikojmë tash së bashku edhe me Agjencinë për Konkurrencën. Ne jemi analizuar edhe vendimin për marzhën e fitimit të Naftarëve, mirëpo ne jemi siguruar se nuk ka vend për tu shqetësuar sa i përket furnizimit të derivateve”, tha ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ditët e fundit çmimi i derivateve është ngritur shumë në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë shqetësim tek qytetarët.

Related Articles

Back to top button