Ngjarjet e ditës

Muja: Për një vit Qeveria Kurti e arriti atë çka qeveritë tjera nuk e arritën për 10 vite

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja në seancën e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur për një vjetorin e Qeverisë Kurti.

Muja ka thënë se se vendimi i qytetarëve për t’ia dhënë votën Vetëvendosjes ka pasur një implikim prej 461 milionë euro në buxhetin e shtetit, shkruan Reporteri.net.

Muja tutje ka thënë se ajo që nuk është bërë për 10 vite nga qeveritë e tjera, është bërë për një vit nga Qeveria Kurti.

“Për vitin 2021 vendimi juaj për me votu Vetëvendosjen e ka pasë një implikim plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Ajo që nuk është bërë për 10 vite është bërë për një vit nga qeveria Kurti.

Për një dekadë të tërë eksporti i mallrave të Kosovës nuk e ka kaluar 350 milionë euro, tani është arritur në 750 milionë euro, dyfishi.”, ka thënë Muja në seancën e Kuvendit.

Related Articles

Back to top button