Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19
313 qytetarë janë vaksinuar kundër Coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, bëri të ditur se deri tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.
Ndërkaq, 818 mijë e 890 qytetarë janë imunizuar me dy doza të vaksinës.
Momentalisht, numri i rasteve aktive në vend është 644.
Mbani maskat, respektoni distancen dhe të mbani higjienën.