
Ngjarjet e ditës
“Në rrobat e babës e gjej shpirtin e tij”, rrëfimi prekës i djalit të Cimës
Vdekja e babait të tij i ka lënë një zbrazëti të madhe.
Që nga momenti kur humoristi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë, i biri i tij Artani vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjetet sociale duke e përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij
Por përveç kësaj ai gjithmonë tregon se sa krenar janë me babain e tij, i cili ka vdekur më 26 mars 2021.
Në një intervistë për T7, Artan Thaçi tha se ende e ka të vështirë ta pranojë vdekjen e babait.
Në mesin e kujtimeve të shumta janë edhe rrobat e tij, që i ruan me shumë dashuri.
Ndër të tjera, Artani tha se është krenar që sa herë del në publik, e njohin për shkak të babait të tij.