
Nis festa në Gjilan, Haziri: Bindshëm jemi fitues pa balotazh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve përmes një konference për media iu ka drejtuar gjilanasve duke thënë se LDK-ja prin lartë edhe mbi marzhën e gabimeve dhe ka gjasë që të dalin fitues në Gjilan pa balotazh.
“LDK-ja prin lartë dhe do të dalim mbi marzhën e gabimeve dhe ka gjasë që të dalim pa balotazh fitues dhe kjo na bën përgjegjës dhe krenarë në të njëjtën kohë”, është shprehur Haziri, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se LDK-ja është rikthyer tek një fitore bindëse si parti politike me përmbysje në rezultatet zgjedhore.
“Kemi parë edhe rezultatet e para të EXIT-POLLIT dhe mostrat po tregojnë një fitore bindëse të DK-së si parti politike dhe kjo është një kthim i madh i LDK-së sepse e ka përmbysë rezultatin”, është shprehur Haziri, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sipas rezultateve të EXIT POLL-eve, në Gjilan do të ketë balotazh mes Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Alban Hysenit të VV-së.