
Ngjarjet e ditës
Një shofer i kompanisë që u aksidentua mbrëmë në Serbi, para pak ditësh kishte bërë një tejkalim të rrezikshëm
Një autobus me udhëtarë nga Kosova është aksidentuar mbrëmë në Serbi.
Autobusi që po qarkullonte nga Prishtina në Graz është i kompanisë Zhitia Tours.
Një autobus nga kompania e njëjtë, para disa ditësh ka bërë një tejkalim shumë të rrezikshëm.
Në një pamje të publikuar nga Gazeta Express është parë teksa ky autobus po në Serbi kishte tejkaluar katër vetura përnjëherësh.