Ngjarjet e ditës

Nuk kishte para për të paguar, 29-vjeçari e la fëmijën e tij si garanci te taksisti

Taksisti ka pritur një person për rreth 40 minuta që t’i sjellë paratë dhe më pas ka shkuar në polici me fëmijën.

Një situatë e pazakontë ndodhi një shofer taksie në Bratsk, në Siberinë lindore, kur një klient la një fëmijë të vogël në automjetin e tij në vend të parave.

Mediat ruse, duke iu referuar de.klaratës së p.olicisë, theksojnë se babai i ka thënë taksistit se i ka harruar paratë ndërsa ka kërkuar që t’i merrte ato në banesë dhe për këtë do ta lë njëvjeçaren si garanci.

Shoferi priti që burri të kthehej për 40 minuta dhe kur ai nuk u shfaq, taksisti shkoi direkt në p.olici me fëmijën.

Një ngj.arje e çuditshme ka nd.odhur më 16 janar dhe mediat raportojnë se në automjet ka mbetur një vajzë, e cila është më pak se një vjeç e gjysmë.

Policia e ka dërguar vajzën në spital dhe më pas ka gjetur të atin. Siç kanë deklaruar, bëhet fjalë për një 29-vjeçar dhe pas kësaj ngj.arje familja do të raportohet në Qendrën për Punë Sociale.

.

Related Articles

Back to top button