Ngjarjet e ditës

Nushi: Aktivisti i PSD-së po mbahet në burg, kërcënuesi i Molliqajt po jep intervista televiziv

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas arrestimit të aktivistët të PSD-së, Adem Megjuani.

Nushi ka bërë të ditur se Megjuani po mbahet në burg edhe pse i është përgjigjur ftesës së policisë.

Ndërsa tha se aktivisti i Vetëvendosjes, Fatmir Hasani po mbahet i lirë edhe pse publikisht e kërcënoi liderin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

“Adem Megjuani po mbahet ne burg, edhepse iu pergjigj fteses se policise. Bash asnje prej kushteve te mbajtjes nuk plotesohet. Nderkohe… Fatmir Hasani, aktivist i vetevendosjes nga Mitrovica, i cili kercenoi publikisht Dardan Molliqajn qe “ka me bo me pi uje me luge” po mbane intervista televizive per kercenimin e tij”, ka shkruar Nushi në një postim në “Facebook”.

 

Related Articles

Back to top button