Ngjarjet e ditës

“O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Shkrepjet e armëve dhe mjetet piroteknike në Skenderaj ishin shenjat e para mbrëmë që përcollën rezultatin pozitiv të kandidatit të PDK’së për këtë komnë, Fadil Nura.

Gazetar: Çlirimtar Morina

Balotazhi, Haradinaj tregon a do hyjë AAK në koalicion me VV’në në ndonjër…

Bëni këtë para gjumit, dhe shikoni si tkurret barku juaj
Rrugët u bllokuan nga veturat, derisa zona përreth selisë së PDK’së në Skenderaj u mbush me tym të mjeteve piroteknike si rrjedhojë e festës atje, raporton T7.

“PDK’ja e ka meritu. Urimë Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. Ky është këtu, ka punu për Drenicën, për qata i thonë Sami baba”, është deklaruar një qytetar për mediumin.

“Qe 22 vjet PDK, tjetër s’ka”, deklaroi një tjetër qytetar.

Për dikë tjetër në Skenderaj do duhej të ekzistonte në pushtet vetëm PDK’ja.

“O u kënaqëm krejt. Mu ka gëzu zemra, mu ka rritë më doket. Tona kemi me i pritë nga PDK’ja në Skenderaj. Kurgjo mos bëfshin, sen. Udha mu ka prishë, kurrë mos e ndreqtë. As nuk i them ndreqe. Babë e babgjysh në lloç më kanë le, edhe unë kam me kanë”, ka thënë një tjetër qytetar.

Nga 98,41 për qind të votave të numëruara, kandidati i PDK’së Fadil Nura i ka 57,99 për qind të votave, derisa kandidati i pavarur për Skenderajn, Bekim Jashari, ka mbledhur 40,64 për qind të votave.

Si pasojë e shkrepjeve me armë, u plagos një qytetar në Skenderaj për t’u dërguar më pas për trajtim në QKUK.

Related Articles

Back to top button