
Olluri ironizon me Kurtin e Osmanin: E sakatun RTK’në, kanë me nis me i dhanë lajmet vetë
Gazetari Parim Olluri, ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, që qëndruan në vizitë dy ditore në Konferencën e Sigurisë në Munih, por nuk takuan asnjë lider të rëndësishëm atje.
Olluri, postoi një komunikatë me titullin ‘’ Osmani në Mynih, takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare”, derisa tha se kështu ka dëshirë Kurti e Osmani të shohin mediat duke shkruar.
“E sakatuan RTK-në. E ngulfatën. Nëse nuk bijnë në moderator të mirë, këta kanë me i nis me i dhanë edhe lajmet vetë. Pos teksteve që po i shkruajnë”, ka shkruar Olluri.
Konferenca dy ditore e Sigurisë në Munih të Gjermanisë përfundoi dje, derisa nga Kosova pjesëmarrës ishin dy liderët presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Takime me figura te rendesishme nderkombetare
Qe qysh ka qejf pushteti Albin-Vjose me i pa te gjitha mediat ne Kosove.
E sakatuan RTK-ne. E ngulfaten. Nese nuk bijne ne moderator te mire, keta kane me i nis me i dhane edhe lajmet vete. Pos teksteve qe po i shkruajne.
Vendimi i partise: S’po na pelqen toni i zanit diçka. I asnje moderatori. Po i grahim vete ma mire.