Ngjarjet e ditës

Pamje të rënda nga aksidenti i sotëm në Mitrovicë, dy gra të lënduara shihen të shtrira në rrugë

Ndonëse janë për ta rritur sigurinë në rrugë, sot kanë qenë shkaktar i një aksidenti të rëndë ku mbetën 4 persona të lënduar.

Vetura e Policisë së Kosovës u përfshi në një aksident të rëndë sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në Shupkovc të Mitrovicës.

Nga ky aksident përfunduan në Spital katër persona, dy nga to gra, të cilat pak minuta pas aksidentit u panë të shtrira në rrugë.

Gazeta ka siguruar momentin kur ato shihen të shtrira në rrugë, teksa pritej ardhja e ambulancës.

Ende nuk dihet saktësisht si u lënduan ato, ndërkohë që dy zyrtarë policorë përfunduan në Spital poashtu.

Sidoqoftë, sot u raportua se deri tek aksidenti erdhi pasi vetura policore u fut në rrugën njëkahëshe që lidh Rrugën e Ulqinit me magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ende nuk janë deklaruar publikisht lidhur me këtë aksident, ku e përfshirë ishte vetura zyrtare.

Related Articles

Back to top button