Pas skandalit, Ramush Haradinaj shkon në Junik, e bën deklaratën e papritur
Zyrtarja e komunës së Junikut dhe bashkëpunëtorja e Agron Kuçit të AAK-së, Blerina Sallaj është kapur në flagrancë në aeroportin e Prishtinës nga Policia e Kosovës, me material zgjedhor të cilat dyshohen se janë falsifikuar.
Siç raportohet, Sallaj këto materiale ka tentuar t`i dërgojë në Gjermani.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizatuar Junikun.
Ai në një postim në Facebook, ka postuar një fotografi dhe mbishkrimin e tij ka shkruar se Juniku është i fitoreve.
Mirepo, Drejtoria e Krimeve të Rënda në aksionin e djeshëm në komunën e Junikut në kërkim të provave dhe të dyshuarve të tjerë që lidhen me rastin e dokumentacionit zgjedhor që dyshohet se u falsifikua në këtë komunë, ka arrestuar djalin e kryetarit të kësaj komune, Flamur Kuçi.
Mësohet se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.
Të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkaq, Blerina Sallaj është ndaluar për 48 orë nga prokuroria dyshohet për veprën penale “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet”.
Blerina Sallaj është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit nga Drejtoria e Krimeve të Rënda.
Megjithatë, ajo gojarisht ua ka rrëfyer të vërtetën Policisë që në kontaktin e parë në aeroport, kur u zu në flagrancë me materialet e sekuestruara.