
PDK e padit ZRrE-në për tarifat e reja të rrymës: U keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta padisë Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe do të iniciojë komision hetimor parlamentar për “keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove nga qeveria në krizën energjetike”.
Kjo është bërë e ditur nga PDK përmes një njoftimi.
“Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit.”
“ZRRE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskrimimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.”