
Për dy muaj, 9 grabitje në rajonin e Prishtinës
Identifikimi i këtij hajduti është bërë përmes rrobave të veshjes, i cili është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës.
Pas rritjes së numrit të rasteve, policia ka shtuar operacionet.
“Grabitjet të cilat po ndodhin kohëve të fundit në kryeqytet ka bërë që njësia e reagimit të shpejtë në kuadër të policisë së kosovës të dalin në terren, kjo pasi që grabitjet kanë përfunduar edhe me fatalitet”
“Njëra nga detyrat është, ndalimi i automjetit, pikat e kontrollit, ndalohen automjetet, vozitësi verifikohet, kontrollohet personi”, tha Armend Hajrizi, rreshter i NJRSH.
Shefi i operativës Shkelzen Gjafa, tha se tashmë janë të informuar për lokacionet në të cilat po ndodhin më së shumti grabitjet.
“Plani operativë të grabitjeve ne kemi marrur informata të caktuara në lidhje me disa grabitës të mundshëm të cilët qarkullojnë në pjesë të ndryshme, dhe kemi krijuar planin operativ me njesi të ndryshme operative, qoftë polic me rroba civile, qoftë njesi të specializuara”, tha Major Shkelzen Gjafa nga Njesia Operative rajoni i Prishtinës.
Ndërsa, sipas statistikave të Policisë, gjatë vitit 2021 kanë qenë 18 raste të grabitjeve në kryeqytet, ndërsa vetëm për dy muajt e këtij viti kanë ndodhur 9 raste të grabitjeve, 8 prej tyre janë zgjidhur, ndërsa një person është në kërkim.