Ngjarjet e ditës

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës takohen me Vuçiqin: BE-ja të kalojë nga fjalët në vepra

Edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë reaguar për çështjen e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se mbetet të shihet të dielën nëse shtetet e QUNT-it dhe Bashkimi Evropian do ta mbajnë premtimin. BE-ja dhe shtetet e QUINT-it dolën me deklaratë të përbashkët të premten, përmes së cilës i kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë.

“Ne ende besojmë në BE-në, por të do shohim të dielën nëse do ta përmbushë premtimin e saj. BE-ja dhe shtetet e QUINT-it dhanë një deklaratë të qartë dhe u thanë të gjithëve në Prishtinë se referendumi duhet të mbahet në Kosovë të dielën”, ka thënë Rakiq, njoftoi Novosti.

Ai u shpreh se nuk është i sigurt nëse BE-ja do t’i përmbushë obligimet e veta.

“Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të kalojë nga fjalët në vepra. EULEX-i të dielën do ta tregojë fytyrën e vet”, ka shtuar ai.

Rakiq ka folur pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Sipas mediave serbe, tema e diskutimit ka qenë situata e sigurisë në Kosovë.

I pyetur nëse do të pajtohej me skenarin e Qeverisë së Kosovës për votimin përmes postës ose zyrës ndërlidhëse, Rakiq tha se serbët nuk janë qytetarë të dorës së dytë.

“Ne duam të kemi të gjitha të drejtat bazike që i kanë shqiptarët. Le të mbahen zgjedhjet si deri tash, përmes EULEX-it dhe OSBE-së. Ata kanë qenë vëzhgues dhe u bëjmë thirrje që të përfshihen në këtë dhe t’i hapin të gjitha vendvotimet të dielën”.

Related Articles

Back to top button