Ngjarjet e ditës

Përleshje në LDK, kërset karrigeja

Në mbledhjen e kandidatëve të LDK-së të mbajtur sonte në Vushtrri ka pasur pakënaqësi dhe akuza ndaj njëri tjetrit për vjedhje votash.

Pasi kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi doli i pari në zgjedhjet lokale duket se atmosfera në LDK-në e Vushtrrisë është tensionuar.

Situata ka eskaluar dhe ka shkuar deri në përleshje, raporton Vushtrria.net.

Xhafer Tahiri sipas KQZ, ka dalë i dyti në këto zgjedhje me 33,77% të votave, ndërsa i pari doli kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi me 34,89%.

Related Articles

Back to top button