Ngjarjet e ditës
Policia e Kosovës pengon një rast të kontrabandës me mallra në kufi me Serbinë
Policia e Kosovës ka thënë se të martën ka penguar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se në fshatin Domorovc, të Komunës së Ranillugut, është futur një traktor, që dyshohej se kishte mallra kontrabandë.
Zyrtarët policorë është thënë të kenë identifikuar lokacionin ku është ndalur traktori dhe në të kanë gjetur pako me ilaçe të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të instalimit elektrik.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, traktori me mallra është sekuestruar dhe është inicuar rasti “kontrabandë me mallra”.