Ngjarjet e ditës

POLICIA JEP DETAJE TË REJA PËR VRASJEN E NXËNËSIT NË PRISHTINË

I dyshuari është vetë dorëzuar dhe i është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 01.03.2022 – 07:34. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur), është dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar me thikë nga persona të panjohur. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima është pa shenja jete. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), është vetë dorëzuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje R.H., 14-vjeç, u ther për vdekje në Vranjevc në një distancë jo të madhe nga shkolla “Hilmi Rakovica”, aty ku vijonte mësimet në klasën e 9-të./

Related Articles

Back to top button