
Ngjarjet e ditës
Policia po kërkon Dardan Molliqajn, s’e gjetën në banesë e as seli të partisë
Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.
Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.
Siç merr vesh Klan Kosova, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.
Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.
Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook.