Prishtinasit plagos në kokë familjarin, i shkrepi arma aksidentalisht
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili nga pakujdesia ka plagosur një anëtar të familjes.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku të dyshuarit i ka shkrepur aksidentalisht pushka ajrore.Endrit Halili
Viktimës i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pushka ajrore dhe predha.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.Endrit Halili