
Profa për Fjolla Ujkanin: E mirë, e keqe unë e mbrojë temin – le të mbyllet tema me të këtu!
Profesori i Biologjisë, Lulëzim Paci është kritikuar e linçuar për vallëzimit e tij të famshme në TikTok.
Kritika më e ashpër i erdhi nga bashkëvendësja e tij, ish-nxënsja, Fjolla Ujkani. E cila kërkoi nga shkolla ku ai ligjëron të ndërmerren masa ndaj tij.
Gjatë ditës së sotme, profa preku zemrat e secili kur u shpreh se “i kam thënë vëllait nëse të pyesin çka më ki thuaj kushëri e jo vëlla”, teksa iu mbushën sytë me lotë.
Në orët e pasditës erdhi kërkim falja nga Fjolla Ujkani, deputetja e Vetëvendosjes.
Paci ka pranuar kërkimin faljen e saj dhe ka kërkuar që kjo histori të mbyllet këtu. Teksa u shpreh se “e mirë e keqe unë e mbrojë temin”.
“Rastin e Fjollës të kisha lutë mos me përmend se ajo është bashkëvendëse e jemja, e mirë e keqe unë e mbrojë temin”, tha ai në Kanal 10 përcjell Insajderi.
Ai tha se është i hapur për kritikë, por jo linçuese.
“Po me gjithë qejf, e falne je me të hallall. Unë mendoj që se kom meritu, nëse ka vend për kritikat, pse jo diskutojmë, debatojmë. Kritikom, so gajle, kritikat e shnosh janë prej një fëmijë të vogël pranojë kritikat, por Kritika pa vend, linçuese nuk është pytje që jam prek unë”, u shpreh ai.
“Po nëse isha kanë unë gabim, jo vetëm prej një nxënëses time se unë këshillat, kritikat I marrë edhe prej fëmijës së vogël kur jam gabim e pranojë nuk më vjen marre, nuk vuaj. E vizitojë unë shpesh Evropën e di qysh jetohet, nuk jetohet sikur te na kështu, duke e mësu njëri-tjetrin, nuk është kjo jetë”, ka thënë profesori vushtrrias.