Ngjarjet e ditës

Prokuroria e konfirmon aksidentin tragjik në poligonin e qitjes ku humbi jetën një polic

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht. Polici Burim Tahiri ka humbur jetën në spital pasi u dërgua pas plagëve të marra.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Po, e konfirmojmë që ka ndodhë në poligonin e qitjes. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Preteni.

Nga burimet që kemo siguruar bçjnë  të ditur se zyrtarit policor i shkrepi arma duke hyrë në veturë, pasi doli nga poligoni i qitjes.

Tahiri u transferua në spital pas plagëve të marra,por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Related Articles

Back to top button