
Ngjarjet e ditës
Qeqa i bënë një ofertë të jashtëzakonshme profesorit nga Vushtrria
Lulzim Paci është bërë temë diskutimi në shoqërinë kosovare pas komenteve që mori për vallëzimin e tij dhe publikimin e videove në TikTok.
Gazetarja e sportit, Qendresa Krelani e ka ftuar profesorin që të komentojnë së bashku ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.
“E ftoj Profen qe bashke te komentojme ndeshjen e kombetares se Kosoves dhe sahere shenojme, kemi me fillu me kercy bashke me krejt tifozat e pranishem”, ka shkruar Qeqa në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në përkrahje të Lulzim Pacit dhe kundër bullizmit është paralajmëruar një protestë për të shtunën.