Ngjarjet e ditës

Qeveria shqiptare tregon se a po lundron në Shqipëri jahti i Abramovich

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e Reuters se jahti i manjatit rus, Roman Abramovich, ndodhet në ujërat shqiptare.

Përmes një komunikimi zyrtar Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe ajo e Infrastrukturës thekson se mjeti lundrues aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

/ngjarja.com/

Related Articles

Back to top button