Rozë

Reagon për herë të parë Alec Baldwin, thotë se është i tronditur dhe zemërthyer pasi vrau aksidentalisht drejtoreshës e fotografisë

Aktori Alec Baldwin ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij pasi qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins me një armë mbështetëse në një shesh-xhimi të filmit në New Mexico.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, aktori tha se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje, shkruan CNN.

“Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, ka shkruar Baldwin.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht”, tha ai në Twitter.

Related Articles

Back to top button