Ngjarjet e ditës

Reshjet e borës në Kosovë, Aliu: Rrugët janë kryesisht të zhbllokuara

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në Kosovë të gjitha rrugët janë kryesisht të zhbllokuara nga reshjet e borës.

Ai tha se Ministria të cilën e drejton ai, është e mobilizuar tërë kohën.

“Sa i përket reshjeve të borës, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar tërë kohën që me gjithë operatorët të jetë në terren për zhbllokimin e rrugëve. Mund të jenë mëngjese të vështira sepse ballafaqimi në orët e para me reshjet e borës mund të sjellë probleme si kudo në Kosovë. Rrugët kryesisht janë të zhbllokuara”, tha Aliu.

Ndërkohë, sipas komunikatës nga kjo Ministri, thuhet se kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e  rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë  intervenuar  me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës. Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme. Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e  rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Related Articles

Back to top button