Ngjarjet e ditës
Rrëfimi i trishtueshëm për ngjarjen në Gllogjan: E nxora nga dritarja e autobusit – më vdiq rrugës në prehër (VIDEO)
Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.
Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre person – shoferi dhe dy nxënës.
Një prej tyre, siç tregon Malaj për Albanian Post, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.