
Rruga ballkanike: Rreth 50 migrantë çdo ditë kalojnë nga Kosova në Serbi
Kjo rrugë nuk është e re, në të çdo ditë rreth pesëdhjetë refugjatë dhe migrantë hyjnë në Serbi nga veriu i Kosovës dhe vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Perëndimit.
Në tunel kanë hyrë në pjesën e Kosovës, por nga ai dolën në pjesën e Serbisë. Thonë se janë nga Siria, por nuk duan të prezantohen.
“Është shumë me rrezik, është shumë ftohtë, kurse ne jemi shumë të lodhur. Duam të arrijmë të pushojmë. Duam të gjejmë një vend të sigurtë të jetojmë me familjet tona”, thotë një migrant sirian për Al Jazeeera Balkans.
Derisa vazhdojnë të ecin, ata nuk janë të sigurtë se në cilin shtet janë dhe nëse kufijtë janë të hapur për ta.
Kjo nuk i pengon që ata në orët e hershme të mëngjesit të vazhdojnë rrugën përgjatë hekurudhës nëpër temperatura të ulëta, e cila ditëve të fundit ishte edhe nën zero gradë.
Pasi Serbia ndërtoi një rrethojë mbrojtëse me Maqedoninë Veriore, refugjatët dhe migrantët kanë gjetur një rrugë alternative. Rruga që lidh Rashkën e Serbisë me Veriun e Kosovës, është bërë ndër nga rrugët e frekuentuara ballkanike të shkuarjes së migrantëve drejt Evropës Perëndimore.