
Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet në mes Prishtinës? (VIDEO)
Rusi Denis Vengerskii, i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, duket se është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës.
Siç raporton Zona Zero e Top Channel, lokacioni ku ai u pa gjendet vetëm 200 metra larg qeverisë dhe presidencës.
https://www.youtube.com/watch?v=e-uQa-9bIXw
Me anë të një shkrimi në Facebook, të datës 22 tetor, presidentja Vjosa Osmani kishte publikuar kërkesën e saj dhe të MPJD për shpalljen e dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë “non-grata”, ndërsa kishte thënë se ky veprim vjen për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.
Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria.