Ngjarjet e ditës

Shkumbin Istrefi: Me qenë në vend të profesorit, do ta postoja ndonjë video duke i mësuar nxënësve lëndën e tij

Aktori Shkumbin Istrefi ka reaguar për videot në TikTok të profesorit nga Vushtrria ku ai shihet duke vallëzuar, gjë kjo e cila pas deklaratës së deputetes Fjolla Ujkani, ka pasur reagime të shumta në publik.

Istrefi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po të ishte vet ai në vend të profesorit, do publikonte video duke iu mësuar nxënësve lëndën e tij.

“Me qenë në vend të Profës, do ta postoja ndonjë video duke i mësuar/shpjeguar nxënësve lëndën e tij. Me e pa opinioni që si Profesor është edhe me i mirë se si valltar”, ka shkruar ndër të tjerash Shkumbin Istrefi.

Postimi i plotë:

Pas perkrahjes masive (me plot te drejte) qe iu be “Profesorit qe vallezon”, me qene ne vend te Profes, do ta postoja ndonje video duke i mesuar/shpjeguar nxenesave lenden e tij.

Pas perkrahjes masive (me plot te drejte) qe iu be “Profesorit qe vallezon”, me qene ne vend te Profes, do ta postoja ndonje video duke i mesuar/shpjeguar nxenesave lenden e tij.

 

Related Articles

Back to top button