Ngjarjet e ditës

S’po i ec Putinit, kapet peng edhe piloti që lavdërohej nga ai

 

 

 

Tetë aeroplanë luftarakë rusë janë shkatërruar vetëm mbrenda 24 orëve të fundit- përfshirë edhe një të tillë që po drejtohej nga një pilot që më parë ishte vlerësuar lartë nga presidenti rus, Vladimir Putin, në luftimet e Sirisë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Thuhet që në aeroplanin e rrëzuar ishte oficeri që, sipas burimeve të Ukrainës, kishte marr pjesë në operacionin illegal ushtarak të Rusisë në Siri në vitin 2016. Ai u pa i mbuluar me gjak me një mbulesë rreth kokës së tij.

Mendohet se ai kërceu nga aeroplani pak momente para se ai të rrëzohej dhe të kaplohej nga zjarri. Ai morri lëndime të kokës dhe dukej i vetëdijshëm.

Një fotografi e postuar online shfaq pilotin në afërsi të presidentit Puitn dhe presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Ngjarja e hatashme, në kohë kaq të shkurtë, dëshmon edhe më shumë se kampanja ushtarake e Rusisë po shkon tmerrësisht keq.

Humbjet  e aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve do ta nervozojnë edhe më shumë Putinin, i cili ishte i sigurt që forcat ajrore të tij do të jenë superiore që nga dita e parë e luftës.

Zyrtarët perëndimorë kanë frikë se humbjet e aeroplanëve dhe helikopterëve do ta shtyejnë Putinin që të pëdorë edhe më shumë artilerinë e rëndë për të bombarduar qytetet ukrainase.

Pasi që artileria është më pak e saktë sesa ato që lansohen nga aeroplanët, kjo mund të shpie në humbjen e jetës së më shumë civilëve.

Related Articles

Back to top button