
Sqarohet Kuvendi: Përgjegjës që fëmijët mbanin në duar fotot e Osmanit/Konjufcës ishin të mësimdhënësit
Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufucës, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku disa nxënës mbajnë në duar fotografitë e presidentes Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kërçeli shkruan se janë kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.
“Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjës mësimdhënësit.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Në fund të reagimit, ai ka shprehur keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur, sipas tij, pa dijeninë e tyre.
Në këtë foto po shihen fëmijët duke mbajtur fotografinë e kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes.
Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.
Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjes mësimdhënësit.
Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë