Ngjarjet e ditës

Tensionohet situata mes Shqipërisë dhe Rusisë pas bombardimit të konsullatës shqiptare në Kharkiv 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ndaj mohimit të sulmit në konsullatën shqiptare në Kharkiv nga ana e forcave të Putinit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e konsideron “lajm të rremë” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën shqiptare në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme”, shprehet ministria.

Më herët, rusët deklaruan se nuk kishin bombarduar konsullatën, madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Ukrainë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut”, u shpreh Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

/ngjarja.com/

Related Articles

Back to top button