Ngjarjet e ditës
Tensionohet situata në Bërnjak
Situata në Bërnjak siç rapoton ekipi i KALLXO.com është tensionuar dhe gazetarët nuk po lejohen të shkojnë në atë pikë kufitare.
Qytetarët serbë të mbledhur në atë zonë siç raporton ekipi i Kallxo.com nga vendi i ngjarjes janë duke bërë provokime dhe sjellje të pahijshme në vazhdimësi në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës e cila është duke u kujdesur për sigurinë në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, ka vendosur që të mos i lejoj të gjithë gazetarët që të shkojnë deri në pikën kufitare.
Për shkak të sigurisë, policia ka lejuar vetëm 5 gazetarë që të shkojnë deri në pikën kufitare.
Pjesa tjetër e mediave janë duke qëndruar në kordonin e parë të policisë i cili gjendet disa kilometra largë pikës kufitare në Bërnjak.