
Ngjarjet e ditës
Ushtarët amerikan duke patrulluar në kufirin Kosovë-Serbi (FOTO)
KFOR-i ka publikuar pamje të patrullimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Aty shihen ushtarët e ushtrisë amerikane të ‘Alfa Troop’, duke patrulluar afër fshatit kufitar, Jarinje,
Sipas njoftimit, mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe planifikojnë misionet e ardhshme.
Fotot janë bërë nga rreshteri Barbara Pendl.