Ngjarjet e ditës
Vetëm Përparim Rama me program të publikuar
I vetmi kandidat që ka publikuar programin me detaje për katër vitet e ardhshme në krye të Prishtinës, është kandidati i Lidhjes Demokratike, Përparim Rama.
Asnjë kandidat tjetër për Prishtinë, nuk ka shpalosur program konkret e aq më pak publik, rreth asaj se çka do të bëjnë me kryeqytetin.
Programi i Përparim Ramës, është publik dhe aty mund të shohin secili banor i Prishtinës, se çka do të bëjë Rama në mandatin e parë në drejtim të kryeqytetit.
Në program specifikohen të gjitha problemet e Prishtinës dhe mënyrën se si do të zgjidhen ato.
Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni më linkun e mëposhtëm: https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA