Ngjarjet e ditës

Vrasja e taksistit në Gjilan –i arrestuari i gjashtë, dha deklaratë të rrejshme

I dyshuari i gjashtë për përfshirje në rastin e vrasjes së 50-vjeçarit Bakush Veseli, më 12 shtator të vitit të kaluar, ka rënë dje në prangat e Policisë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u arrestua dje është Astrit Shabani.

Shabani dyshohet se ka kryer veprën penale “deklarim i rremë”, kur ka dhënë një deklaratë lidhur me të dyshuarin tjetër për këtë rast Lirim Jakupin.

Sinjali mëson se Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë në Gjykatë që Astrit Shabanit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Lirim Jakupi bashkë më Faton Osmanin, Gëzim Bajramin, Irfan Veselin dhe Afrim Ismajloviqin po mbahen në paraburgim si të dyshuarin për rastin e vrasjes së taksistit, i cili u ekzekutua me 17 plumba në një kafeteri të Gjilanit.

Gazeta Sinjali në janar ka publikuar pamje ekskluzive të personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit, ku shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button