Ngjarjet e ditës

Vuçiq: Nëse ndodh përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare do t’ju befasojmë me përgjigjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse ndodh që të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen dhe efikasitetin.

“Ditën që do të pranohen në ndonjë organizatë ndërkombëtare, do të thotë se e kanë përmbysur marrëveshjen e Washingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiq tha se për shkak të krizës në Ukrainë, shumë e shohin si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan pranimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Këto komente kreu i shtetit serb i bëri gjatë një ngjarje në Leskovc kur u pyet se çfarë ndodhi me notën e protestës ndaj Turqisë.

Related Articles

Back to top button