Ngjarjet e ditës

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e gruas nga Mitrovica

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë, ku një burrë, për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, raporton media gjermane “Bild”.

Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka.

Ajo ka lënë tre fëmijë prapa vetes.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.

Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve.

The post Zbardhen detaje të reja për vrasjen e gruas nga Mitrovica first appeared on Korrespodenti.

The post Zbardhen detaje të reja për vrasjen e gruas nga Mitrovica appeared first on Korrespodenti.

Related Articles

Back to top button