
Zelensky: Jam i gatshëm për kompromise, por ato nuk duhet të jenë të njëanshme
Zelensky: Jam i gatshëm për kompromise, por ato nuk duhet të jenë të njëanshme
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Bild, ku ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë.
I pari i shtetit të Ukrainës është pyetur se nëse është i gatshëm për të bërë kompromise me rusët duke përfshirë njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe të lejojë që Krimea t’i bashkohet Rusisë.
“Këtu pyetja nuk është se çfarë mund të jap. Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Dhe unë jam gjithashtu i gatshëm të ndërmarr disa hapa”, tha fillimisht Zelensky.
“Mund të bëhen kompromise, por nuk mund ta tradhtojë vendin tim. Edhe pala tjetër gjithashtu duhet të jetë e gatshme të bëjë kompromise – prandaj quhen kompromise. Vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, ka pohuar ndër të tjerash 44-vjeçari.