
Ngjarjet e ditës
Zelensky: Situata e tmerrshme në Ukrainë na tregoi cilët janë miqtë tanë të vërtetë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalim para deputetëve kanadezë, ku ka kërkuar nga ata që të imagjinojnë se çfarë do të bënin nëse Kanadaja do të ishte në situatën në të cilën ndodhet shteti i tij.
“A mund ta imagjinoni t’i thërrisni kombet e tjera mike dhe t’u kërkoni atyre ‘ju lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore, ndaloni bombardimet. Dhe ata shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën. Ne flasim me partnerët tanë dhe ata thonë ‘ju lutem duroni edhe pak’”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas e përshkroi situatën si të tmerrshme, por tha se kjo i lejoi të shohin se cilët janë miqtë e tyre të vërtetë.
/ngjarja.com/