Ngjarjet e ditës

Zemaj: Kush i mashtroi dhe largoi i pari shqiptarët? Albin Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se janë duke diskriminuar qytetarët e vendit që jetojnë jashtë Kosovës ose në shtetet fqinje.

Zemaj ka thënë se Kurti ka premtuar shumë për qytetarët sa ishte në opozitë, por nuk i mbajti këto premtime kur erdhi në pozitë.

“Kush i mashtroi dhe largoi i pari shqiptarët? Albin Kurti, magjistari dhe akrobati. Albin Kurti premtonte bashkim kombëtar me Shqipërinë sa ishte në opozitë, por kur erdhi në pozitë tha se këtë nuk e lejon Kushtetuta. E njëjta Kushtetutë ka qenë edhe sa ishte në opozitë, pra i ka gënjyer qytetarët”, ka thënë Zemaj.

Tutje, Zemaj ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e pengon Kurtin që të bëj më shumë për qytetarët e vendit që jetojnë në shtetet fqinje, por se kryeministri nuk po bën asgjë.

“Kush po ju detyron të punoni kundër tyre me këto masa?”, ka pyetur Zemaj-Kurtin lidhur me masat e reja kundër COVID-1

Related Articles

Back to top button