Ngjarjet e ditës

Zhduket një 4-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se ka rënë në kanalin me ujë të Ibër Lepencit

Një djalë 4-vjeçar është zhdukur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, përcjell InLajmi.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar nëna e djalit.

Dyshohet se djali ka rënë në kanalin me ujë të Ibër Lepencit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të kërkim-shpëtimit.

Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende.

The post Zhduket një 4-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se ka rënë në kanalin me ujë të Ibër Lepencit first appeared on Korrespodenti.

The post Zhduket një 4-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se ka rënë në kanalin me ujë të Ibër Lepencit appeared first on Korrespodenti.

Related Articles

Back to top button